Durrës International Film Festival "L'intrepido" kryefjala e natës së tretë

Durrës International Film Festival "L'intrepido" kryefjala e natës së tretë

DURRËS - Nata e tretë e festivali ndërkombëtar të filmit që po zhvillohet në Durrës ka sjellë për artdashësit durrsakë dhe jo vetëm filmin premierë ballkanik, me pjesë të veçanta të Shqipërisë të regjizorit italian Xhani Amelio, të titulluar "L'itrepido".br I ftuar nga organizatorët e festivalit, protagonisti i filmit Gabriele Rendina, i cili vjen në vendin tonë për herë të dytë, u shpreh se ishtë një kënaqësi të xhiroje disa pjesë të filmit në Shqipëri, shtet i përzgjedhur nga regjizori italian Xhani Amelio.br br "Kjo është hera e dytë që vij në Shqipëri, pasi pjesa e fundit e këtij filmi është xhiruar në Shqipëri. Kjo pasi Shqiëria zë një vend të privilegjuar në filmat e Xhani Amelio-s dhe jam duke zbuluar Shqipërinë dhe lexuar historinë e një dialogu mes shtetit italian dhe kulturës shqiptare", tha aktori Grabriele Rendina.br br Drejtoresha e Institutit Italian të Kulturës Fulvja Veneciani, pohoi se prezantimi i filmit në Durrës është një gjë mjaft e rëndësishme. Sipas saj, ambasada italiane i ka dhuruar Shqipërisë vazhdimisht aktivitete nga kultura italiane.


User: Report TV

Views: 2

Uploaded: 2015-08-21

Duration: 01:53