E diela shqiptare - Ka nje mesazh per ty - Pjesa 2! (13 nentor 2016)

E diela shqiptare - Ka nje mesazh per ty - Pjesa 2! (13 nentor 2016)

Facebook: Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLANbr Ueda u njoh me një djalë në facebook. Për një vit ai u hoq si dikush tjetër. Cfarë ndodhi kur Ueda mori vesh të vërtetën ,ajo sot ka thirrur e motren e saj. Gjëja më e mirë e të pasurit një motër, është se ndërkohë ke dhe një shoqe të ngushtë!br Ueda, një nënë në moshë fare të re, është bërë pjesë e rubrikës ?Ka një mesazh për ty? në ?E Diela Shqiptare?, për t?i dhënë një falenderim shumë të veçantë motrës së saj. Ajo ka rrëfyer historinë e saj, sakrificat që ka kaluar gjatë këtyre viteve dhe rolin e madh të motrës në jetën e saj. Ornela është motra më e madhe, që i është dashur të kujdeset për të dhe vajzën e saj të vogël. Njohja me bashkëshortin ishte rastërore ashtu siç ndodh në pjesën më të madhe të një lidhjeje. Ueda u njoh nëpërmjet rrjetit social ?Facebook? dhe për gati një vit ai u hoq si dikush tjetër, duke e gënjyer vazhdimisht, që jetonte dhe studionte jashtë, ishte me origjinë nga qyteti, por në fakt të gjitha këto nuk ishin të vërteta. Pas një viti lidhjeje, Ueda ia kishte treguar edhe familjes për këtë histori, por këta të fundit nuk ishin dakord. Shumë shpejt ajo e kuptoi që kjo lidhje ishte ndërtuar mbi baza mashtrimi dhe i dashuri i saj nuk kishte treguar të vërtetën pasi mendonte që çdo gjë do të shkatërrohej. Por lidhja nuk kishte sesi të përfundonte aty, pasi mes tyre kishte ndjenja të vërteta dhe Ueda vendos t?ia falë këtë gënjeshtër, për t?ia nisur nga e para.br Megjithatë problemi nuk ishte më djali, por familja e vajzës, pasi ajo i kishte ndërtuar një figurë tjetër në atë çka ai ishte në të vërtetë. Ueda detyrohet që këtë të vërtetë t?ia rrëfejë babait, por ai nuk denjon as ta takojë e jo më ta pranonte si dhëndër. Ishte motra që ndërhyri për t?i mbushur mendjen të atit për ta takuar. Më në fund e bindi, por ai nuk e pranoi kurrë lidhjen e vajzës së tij.br ?Unë lidhjen e vazhdova edhe pse familja ishte kundër. Më pas ngela shtatëzënë. Si për çdo prind nuk e ka të lehtë që të ketë vajzën shtatëzënë, që nuk është e martuar. Të paktën këtu në Shqipëri, kështu është mentaliteti jonë. Më pas u takua babai me vjehrrën time. Ajo nuk pranoi, nuk është momenti tani, është më mirë të abortojë. Duke marrë këtë përgjigje nga ana e vjehrrës, babai filloi ta kishte edhe më të vështirë të pranonte që vajzën ta mbante shtatzënë në shtëpi të tij, të pamartuar. Si vjehrra, të njëjtën gjë më tha edhe babi, që të abortoja. Duke u ndodhur në këtë situatë nuk kishim zgjidhje tjetër dhe vendosëm që të dy, që të abortoja. Ditën që shkoj për të abortuar, shkova me motrat e mia dhe me Albanin. Doktori më thotë që nëqoftëse nuk je esëll duhet të konsumosh sa më shumë lëngje. Më pas shkuam në lokal dhe për dy orë asnjëri nga ne nuk tha asnjë fjalë. Në minutat e fundit motra e madhe Ornela, na pyeti; ju çfarë doni të bëni? Ne duke i thënë, se duke mos pasur mbështetje nga familjet, të vegjël jemi, një punë stabël nuk e kemi dhe nuk kemi çfarë të bëjmë. Ajo tha...


User: RTV KLAN

Views: 6

Uploaded: 2017-02-22

Duration: 25:06

Your Page Title