Velipojë/ Rrëmbyesi e pengu: Nuk pati pengmarrje, ishte debat për borxhet

By : RTV KLAN

Published On: 2017-08-16

5 Views

00:59

Dodë Gjikolaj i arrestuar nga Policia e Shkodrës për rrëmbimin e Pjetër Nakajt, të martën në Velipojë, nuk ka pranuar përpara hetuesve të policisë se ka kryer një veprim të tillë.

Por edhe personi që u denoncua si i rrëmbyer, i pyetur nga oficerët e krimeve, ka mohuar se është marrë peng nga Gjikolaj. Të dy kanë pranuar se kanë pasur një konflikt për një borxh prej 4 mijë eurosh, nga Narkaj, ndaj Gjikolajt.

Këto deklarime bien në kundërshtim me ato të familjarëve të Narkajt, që kishin njoftuar policinë se njeriu i tyre ishte marrë peng pas një borxhi të pashlyer. Pas njoftimit të të afërmve të Narkajt, një ditë më parë se i njeriu i tyre ishte rrëmbyer, policia u vu në ndjekje të një automjeti tip Smart në pronësi të Narkajt.

Me këtë mjet, udhëtonin nga Velipoja, autori i dyshuar i rrëmbimit dhe personi që ishte denoncuar si i marrë peng. Të dy ata udhëtuan në drejtim të Shkodrës dhe u vendosën në një apartament në periferi të qytetit, ku edhe policia ndërhyri.

Për të njëjtën çështje, policia arrestoi edhe Gëzim Kuçajn, 45 vjeçar banues në Shkodër. Ndërkaq ende nuk bëhet i ditur roli i tij në këtë histori. Ky i fundit tashmë bashkë me Dodë Gjikolën, do të përballen në gjykatë me akuzën e ? Heqje e paligjshme e lirisë e kryer në bashkëpunim?, ndonëse tashmë, i dëmtuari është tërhequr nga akuzat e tij. /Tv Klan

Trending Videos - 20 April, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - April 20, 2024