Ora News - Meta: Gratë motor i fuqishëm progresi dhe emancipimi i shoqërisë

Ora News - Meta: Gratë motor i fuqishëm progresi dhe emancipimi i shoqërisë

Subscribe në Ora News këtu br Presidenti Ilir Meta ka qenë i pranishëm sot në aktivitetin e organizuar nga UN në Gjinar të Elbasanit në kuadër të javës së gruas. Meta tha se gratë janë një motor i fuqishëm progresi dhe emancipimi të shoqërisë dhe shtoi se të drejtat dje nevojat e grave e vajzave në zonat rurale mbeten të paadresuara.br br Ilir Meta: "Gratë janë motor i fuqishëm progresi dhe emancipimi i shoqërisë. Të drejtat dhe nevojat e grave dhe vajzave në zonat rurale mbeten të paadresuara". br br Kreu i shtetit përmendi varfërinë, nivelin e ulët arsimor dhe punën e papaguar të vajzave e grave në zonat rurale. Për këtë, ai propozoi që strategjia e zhvillimit rural të synojë rritjen e të ardhurave dhe reduktimin e varfërisëbr br Ilir Meta : "Strategjia e zhvillimit rural duhet të synojë rritjen e të ardhurave për familjet shqiptare, rritjen e prodhimit bujqësor dhe reduktimin e varfërisë. Shumëfishim i skemat e granteve, e subvencioneve dhe garancive bankare.


User: Ora News Lajme

Views: 2

Uploaded: 2018-05-12

Duration: 01:45