Ora News - Tensione në gjyqin e protestuesve, rreth 1 mijë policë “blinduan” Gjykatën e Tiranës

Ora News - Tensione në gjyqin e protestuesve, rreth 1 mijë policë “blinduan” Gjykatën e Tiranës

Subscribe në Ora News këtu br Seanca gjyqësore për masat e sigurisë ndaj 23 të arrestuarve në Kukësit, nisi që në fillim me tensione të forta. Forcat e policisë në dyert e Gjykatës së Tiranës, u përplasën fizikisht me deputetët demokratë, ndërsa disa telefonata me drejtorin e policisë dhe ministrin e brendshëm mundësuan lejimin e tyre brenda sallës së gjyqit për të ndjekur seancën. Më shumë se 1 mijë policë ishin vendosur përreth gjykatës për të ruajtur rendin dhe sigurinëbr br Të arrestuarit për Protestën në Rrugën e kombit mbërritën në ambientet e Gjykatës së Tiranës orën 07.38, të shoqëruar nga dhjetëra automjete të Policisë së Shtetit.br br Në shoqërimin e masave të pazakonta të policisë, ata kishin dalë nga ambientet e Drejtorisë së Tiranës për tu transferuar në gjykatë. përgjatë bulevardit ?Gjergj Fishta? ishin vendosur dy kordonë me mbi 1 mijë policë, nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, ?Shqiponjat? dhe efektivë të komisariateve, që kishin bllokuar qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve. Deputetët e parë demokratë nisën të mbërrinin në orën 08.23 dhe menjëherë u shënuan përplasjet e para me policinë, në derën e jashtme të gjykatës. Pas orës 09.00 të gjithë deputetët demokratë u mblodhën në derën e sallës së gjyqit dhe insistonin të ndiqnin seancën.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2018-05-12

Duration: 01:57