Rudina/ Greta Koci flet per jeten private (21.05.2018)

Rudina/ Greta Koci flet per jeten private (21.05.2018)

Ajo është një këngëtare shumë e njohur dhe shpesh merr vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale. Bëhet fjalë për Greta Koçin e cila sapo ka linçuar klipin e saj më të ri ?Si më parë? një bashkëpunim me këngëtarin Gena.br E ftuar sot në studion e ?Rudina? në Tv Klan Koçi tregoi detaje nga projekti i saj më i ri. Po ashtu ajo foli edhe për jetën private. Duke marrë shkas nga një postim në rrjetet sociale, drejtuesja e emisionit Rudina Magjistari pyeti këngëtaren për jetën private.br ?Ti më bën mua të qesh edhe kur nuk dua të buzëqesh?, shkruante në statusin e saj Greta Koçi për të cilin sqaroi se jo çdo postim që bën ka të bëjë me atë që ndjen ajo, por janë shprehje që i lexon dhe më pas i poston.br ?Ky postim është bërë lajm nëpër portale, por unë nuk e kam zgjatur më tej. Se të gjithë mezi presin tani, edhe unë sigurisht dua shumë që diçka e bukur të vijë në jetën time. Momentalisht jam e fokusuar në punë dhe mendoj se çdo gjë ka kohën e vet. Por nëse është i duhuri dhe ai që unë kam në kokën time, unë do të vendoja?, tha këngëtarja.


User: RTV KLAN

Views: 3

Uploaded: 2018-05-21

Duration: 03:17

Your Page Title