Report TV - 'Në Librari' 4 botime të reja për këtë javë

Report TV - 'Në Librari' 4 botime të reja për këtë javë

Rubrika e Librit ?Në Librari? sjell katër botime të reja, nga studimi i Shaban Sinanit mbi krijimtarinë e ndaluar të Dritëro Agollit gjatë viteve ?60, tek përrallat për fëmijë, që nesër të behën qytetarë të denjë  br br  ?Vepra e Dritëro Agollit dhe brezi i viteve 1960? i Shaban Sinanitbr br Gjysma e dytë e shekullit XX në letërsi është e pamundur që të kuptohet pa personalitetin e Agollit,  është ajo çka evidenton studiuesi Shaban Sinani tek ?Vepra e Dritëro Agollit dhe brezi i viteve 1960?, duke e vënë kështu shkrimtarin që ka lënë gjurmë në poezi, tregim dhe dramë përballë breznisë së kohës.br br Botim i ?Akademisë së Shkencave të Shqipërisë?br Çmimi 1000 lekë br br  ?Krom dhe Luledele? nga Elsa Skënderi br Romani ?Krom dhe luledele? i Elsa Skënderit sjell jetën e një vogëlusheje që jeton në një qytet minatorësh, së  cilës i duhet që përpos varfërisë së ethshme ku është zhytur vendi i saj, të përjetojë edhe nga shkëmbime me armë në vitin ?97. br Shtëpia Botuese ?Pegi?br Çmimi 700 lekë br br  ?Labirinti i shpirtrave?  i Carlos Ruiz Zafon br  ?Labirinti i Shpirtrave? i Carlos Ruiz Zafon nëpërmjet aventurave edhe intrigave të rrugës që përshkon personazhi Daniel Sempere na zhvendos në tunelin e pafundmë të Varrezës së Librave të Harruar, për të kërkuar kështu librin që do t?i ndryshonte atij jetën, por edhe për t?i ngritur një himn  lidhjes magjike midis letërsisë edhe jetës.br br Shtëpia Botuese ?Dituria?br Çmimi 1800 lekë br br br  ?Supa magjike e dragoit? me autorë Stela Gega dhe  Matilda Vangjeli  br Një libër me përralla për fëmijë, që vjen nën penën e dy autoreve Stela Gegës dhe Matilda Vangjelit. ?Supa Magjike e Dragoit? kërkon t?i nxit prindërit, që çdo mbrëmje t?u lexojnë fëmijëve të tyre, që të bëhen qytetarë të denjë të së ardhmes.


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2020-01-26

Duration: 06:05