Stuhia “Dennis” gjunjëzon Britaninë e Madhe

Stuhia “Dennis” gjunjëzon Britaninë e Madhe

Zona të shumta në Britaninë e Madhe janë në alarm për shkak të reshjeve të shiut dhe në Uellsin jugor është lëshuar madje edhe një paralajmërim i kuq, çka do të thotë se ka rrezik për jetën.br br br E gjithë kjo, ndërsa era e fortë dhe shirat e rrëmbyeshëm vazhdojnë të përplasen mbi Britani, që pas stuhisë Kira po përballet tani me Dennis.br br Më shumë se 300 paralajmërime për përmbytje janë lëshuar në vend ndërsa niveli i lumenjve vazhdon të rritet. Rreth 170 fluturime u anuluan të dielën, duke bërë që të prekeshin të paktën 25 mijë pasagjerë. Era e fortë madje ka bërë që të mbyllen edhe disa akse rrugore dhe ura.br br Ndërprerjet e energjisë elektrike kanë qenë të shumta ndërkohë ndërkohë që të paktën dy viktima dyshohet se janë shkaktuar si pasojë e stuhisë.br br Fundjavën e kaluar Kira solli rreth 184 mm shi dhe erëra të forta mbi Britani. Ajo bëri që qindra shtëpi të përmbyteshin dhe mbi 500 mijë vetë u zhytën në terr. Por ekspertët paralajmërojnë se Dennis, mund të shkaktojë akoma më shumë dëme e përmbytje.br br Për më shumë vizitoni: br Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV br br Shows HERE: For more content from click HERE: www.top-channel.


User: Top Channel Albania

Views: 1

Uploaded: 2020-02-16

Duration: 01:11