COVID-19/ Pagën prej 40 mijë lekësh, në 1 muaj e kanë marrë 94 mijë punonjës, nga 176 mijë në total

COVID-19/ Pagën prej 40 mijë lekësh, në 1 muaj e kanë marrë 94 mijë punonjës, nga 176 mijë në total

Po hasen probleme në dhënien e ndihmës financiare prej 40 mijë lekësh, që e përfitojnë rreth 176 mijë të punësuar, dhe të larguar nga puna. Deri më tani e kanë marrë ndihmën financiare sipas Ministrisë së Financave vetëm rreth 55 përfituesve. Referuar të dhënave të Ministrisë e kanë marrë pagën prej 94 mijë e 822 punonjës pagën, ndërsa janë miratuar por janë në proces lëvrimi të pagës mbi 3 mijë punonjës.br br Procesi për dhënien e ndihmës prej 40 mijë lekësh ka filluar prej më shumë se një muaj, dhe që janë hasur disa probleme duke bërë që numri i përfituesve të jetë më i vogël se pritshmërisë.br br Problemet kryesore:br br 1- Shumë biznese u është refuzuar aplikimi pasi kanë pasur kodin ekonomik ndryshe të regjistruar në QKB, dhe ndryshe tek Tatimetbr br 2- Ka pasur probleme me datën e largimit te punonjësve nga puna, pasi sipas punëdhënësve ka shumë punonjës që janë larguar pas datës 10 prillbr br 3- Ka pasur tatimpagues që nuk kanë pas bërë deklaratën e tatimit mbi fitimin dhe i del automatikisht i refuzuar në sistembr br 4- Mund të ketë pasur pasaktësi në aplikimin e kryerbr br 5- Refuzohen edhe ato persona që janë në më shumë se një listë-pagesë. Pra të dy ose tre-punësuarit përfitojnë vetëm një pagë.br br 6- Kërkesa mund të refuzohet edhe për pasaktësi në llogarinë bankare por që mund të riaplikojë përsëri.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2020-05-27

Duration: 02:15

Your Page Title