Wake Up/ Akullore, UFO e peshkaqenë në tabelat rrugore. Ekspertët: Seksi por e jashtëligjshme

Wake Up/ Akullore, UFO e peshkaqenë në tabelat rrugore. Ekspertët: Seksi por e jashtëligjshme

Kohët e fundit, qytetarët kanë vënë re nëpër rrugët e kryeqytetit disa tabela të sinjalistikës rrugore të ndryshuara. Bashkia e Tiranës që është pronare e rrjetit rrugor në kryeqytet thotë se nisma ka qenë për të bërë diçka zbavitëse për qytetin. Por nga ana tjetër, ekspertë të sigurisë rrugore reagojnë ashpër ndaj ndryshimit të sinjalistikës, e cila në bazë të ligjit dhe parimeve ndërkombëtare, është e pandryshueshme. Artur Sulçe, ekspert i sigurisë rrugore argumentoi se pse kjo është në shkelje të të gjitha ligjeve. "Janë thyer ligjet kombëtare dhe ndërkombëtare për tabelat e sinjalistikës rrugore. Ky veprim është tërësisht i kundraligjshme. Pika 8 e Nenit 38 të Kodit Rrugor shprehet: ?Është e ndaluar të vendoset mbi një sinjal të çfarëdo grupi, si dhe në pjesën e prapme apo në mbajtësen e tij, të gjithçkaje që nuk është e parashikuar në aktet në zbatim?. Dhe pas çdo tabele këtë e ke të shkruar se kush e thyen këtë shkon për ndjekje penale. Dhe në këtë rast nuk ka qenë interesi për sigurinë për menaxhimin e trafikut por janë të interesuar për të pasur këtë infrastrukturë seksi por të pasigurt"- tha Sulçe. br br Për më shumë vizitoni: br br Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV br Shows HERE: For more content from click HERE: www.top-channel.


User: Top Channel Albania

Views: 5

Uploaded: 2020-06-16

Duration: 14:03