Elbasan, PS-PD debat te hapur me teme "Normaliteti eshte pergjegjesia jone" (17 Shtator 2000)

Elbasan, PS-PD debat te hapur me teme "Normaliteti eshte pergjegjesia jone" (17 Shtator 2000)

Lajme Arkiva 2000br Debati elektoral mes anëtarëve të Partisë Socialiste dhe Demokratike është vendosur sot në Elbasan. Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Elbasanit Doni dhe kandidati i Partisë Demokratike Lihja, kanë mbrojtur sot platformat e tyre në një debat të hapur nën titullin "Normaliteti është përgjegjësia jonë." Debatet e hapura të kësaj natyre janë inicuar nga Instituti për Demokraci të mbështetur nga Ambasada Amerikane, Angleze dhhe Norvegjeze. br Kandidati Socialist Hysni Doni ka premtuar me anë të platformës së tij një qytet të pastër me infrastrukturë moderne, me më shumë institucione sportive, shkolla dhe gjithashtu ka premtuar stabilizimin e përroit të Zarranikës. Ndërsa kandidati demokrat ka premtuar me anë të platformës së tij se do të mbështesë biznesin e vogël dhe të mesëm se do të forcojë lidhjet e Elbasanit me botën dhe zhvillim të infrastrukturës, kulturës dhe të tjerë. br Ajo që mbizotëroi në këtë debat përveç premtimeve të zakonshme elektorale, ishte qytetaria mirëkuptimi dhe atmosfera e qetë larg tensioneve të mitingjeve në të cilin u zhvillua debati mes kandidatëve për Bashkinë e Elbasanit.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2020-11-05

Duration: 01:22

Your Page Title