Ekspertët: Raporti i DASH-it i dhimbshëm por real

By : alsatmtv

Published On: 2015-08-21

1 Views

03:23

'Raport real që pasqyron gjendjen reale në Republikën e Maqedonisë'. Kështu e vlerëson eksperti për të drejtat dhe liritë e njeriut Osman Kadriu, raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit. Sipas tij, këto vlerësime dhe kjo qasje pritej nga opinioni publik, edhe para se të ky raport të bëhej publik. Edhe Komiteti i Helsinkit në Maqedoni nuk është i befasuar nga raporti i fundit i Departamentit të Shtetit. Sipas drejtoreshës së kësaj organizate Uranija Pirovska, nga viti në vit Maqedonia shënon rënie në fushat e nënvizuara nga raporti; marrëdhëniet ndëretnike, gjyqësori, dhe sfera të tjera ku ka gisht politika.
"Lufta kundër korrupsionit nuk ka rezultate, korrupsioni ka marrë përpjesëtime të mëdha, kurse ndjekja penale bëhet në mënyrë selektive, gjë që është e patolerueshme.... situata nëpër burgje është brengosëse. Shtypje, presione, trysni politike ka ndaj gjyqësorit në miratimin e vendimeve konkrete dhe krejt këto, kur analizohen me theks të veçantë krimi i organizuar, ushtrimi i krimit të organizuar, vë në pyetje vlerat demokratike, proceset demokratike dhe demokracinë në tërësi. Me fjalë të tjera sipas vlerësimeve të Departamentit të Shtetit dhe asociacionit tjetër, situata me të vërtet është brengosëse", deklaroi Osaman Kadriu, ekspert për të drejtat dhe liritë e njeriut.
"Raportet për fat të keq po nënvizojnë disa gjëra që ata i theksojnë prej vitesh me radhë por kësaj here, me një ton më të ashpër, që flet vetvetiu për faktin se disa gjëra nuk do të mund të tolerohen më. Segmentet kryesore që në të dy raportet përmenden; janë gjyqësori dhe e drejta e shprehjes së lirë, nga shkaku i thjeshtë se, rastet për të cilët të gjithë ishim dëshmitarë në vitin e kaluar, vërtet kishin tendencë të dëshmonin se të drejtat e njeriut, në masë të madhe, nuk respektohen. Para së gjithash bëhet fjalë për raste ku kishte prapavijë politike", deklaroi Uranija Pirovska, Komiteti Helsinkit.
Ndërkohë, përmirësimin e situatës, Kadriu e sheh vetëm në rast se kërkohet përgjegjësi nga institucionet ku janë shënuar shkelje. Ndërsa Pirovska shprehet pesimiste në këtë drejtim, pasi prej vitesh me radhë, Maqedonia kritikohet për të njëjtat gjëra.
"Për këtë duhet të kërkohet patjetër përgjegjësi prej institucioneve, pasi faji kryesor është tek institucionet e shtetit për gjendjen e krijuar në Maqedoni. Meqenëse në një sistem juridik, në të cilën do të duhet të sigurohet sundimi i së drejtës, sundimi i shtetit juridik, në qoftë se anashkalohet përgjegjësia, aty nuk do të ketë asnjëherë përmirësim të situatës", u shpreh Osaman Kadriu, ekspert për të drejtat dhe liritë e njeriut.
"Për të gjithë gjendjen që alarmohet në 10 vitet e fundit në raportet e organizatave ndërkombëtare, ne nuk kemi bërë asnjë hap para, përkundrazi shkojmë mbrapa. Shkojmë mbrapa dhe për këtë fle...

Trending Videos - 27 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 27, 2024