Zbulohen 46 vajza ilegale në lokalet e natës

By : alsatmtv

Published On: 2015-08-21

2 Views

01:49

Në aksionin e fundit policor të realizuar në shumë objekte hotelierike në rajonin e Tetovës, Gostivarit dhe Kumanovës janë arrestuar 46 persona që kanë punuar ilegalisht, prej tyre 39 janë shtetase të huaja. Tek tre prej tyre janë gjetur edhe ndalesa për qëndrim në Maqedoni ndërsa te disa të tjera shuma të mëdha parash. Mosha e të arrestuarave është prej 18 deri 24 vjeç. Ministrja e brendshme Gordana Jankullovska ka vizituar femrat e strehuara në qendrën tranzitore për të huaj.
"Gjatë këtij kontrolli është konstatuar se 46 femra kanë punuar në mënyrë ilegale si valltare dhe shoqëruese të mysafirëve. Prej tyre 39 janë shtetas të huaj edhe atë 9 nga Bullgaria, 22 serbe , një nga Mali i Zi, një nga Kosova, 4 nga Shqipëria dhe një nga Italia. Te personat janë gjetur mjete të mëdha financiare te disa prej tyre ka edhe disa mijëra euro. Duke pas parasysh se të gjithë ato kanë punuar pa leje pune objektet janë mbyllur nga shërbimet e inspektoratit ndërsa ato janë sjell në qendrën për transit", deklaroi Gordana Jankullovska, ministre e brendshme.
Jankullovska informoi se është shënuar trend i rritjes së strehimit të shtetasve të huaj në qendrën tranzitore nga vitet e kaluara.
"Gjatë vitit 2012 numri i përgjithshëm i personave që janë strehuar në qendrën tranzitore është 266, kuptohet ky numër nuk është identike në çdo periudhe pasi vijnë dhe shkojnë prej këtu por nëse krahasohet me vitet e kaluara duket qartë rritja e trendit të personave pasi në vitin 2011 ka pas 211 persona ndërsa më herët numri ka qenë 150-160 në vit", tha Gordana Jankullovska, ministre e brendshme.
Karakteristik për femrat e arrestuara në këtë aksion, sipas Jankullovskës është se ata kanë pasur liri të lëvizjes dhe kanë poseduar pasaportat me vete për dallim nga me herët kur ata kanë qenë të izoluara në tërësi. Gjyltene Rexhallari

Trending Videos - 3 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 3, 2024