Tetovë, festivali ndërkombëtar i poezisë, "Ditët e Naimit"

By : alsatmtv

Published On: 2015-08-21

4 Views

02:28

Dhjetëra poetë nga vende të ndryshme të botës, nga data 18 deri më 21 Tetor do të qëndrojnë në vendin tonë me rastin e mbajtjes së edicionit të 16-të të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë "Ditët e Naimit". Ky edicion, do të fillojë në Tetovë ndërsa ditët e tjera, do të mbahet në Prizren ndërsa nata finale, në Prishtinë.
"Natën e parë sipas programit, drejtoria e festivalit së bashku me laureatin, anëtarin e nderit të shpallur tanimë zotin Adem Demaçi dhe rektorin e USHT-së do vendosën kurora lulesh para shtatores se Naim Frashërit, më pas në foajenë e Shtëpisë së Kulturës do të hapim ekspozitën tradicionale me emrin 'Pelikan', të piktorit Miftar Memeti, e titulluar 100 vjet pavarësi, ndërkaq në sallën e madhe të shtëpisë së kulturës do të hapet edicioni i 16-të i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë "Ditët e Naimit", tha Shaip Emërllahu, drejtor i F N P "Ditët e Naimit".
Ditën e dytë, në amfiteatrin e USHT-së, do të ndahet edhe çmimi i laureates së sivjetme, shkrimtares Tua Forstrom, e cila në shenjë rrespekti do të pranojë nga Rektori i USHT-së edhe logon e universitetit.
"Në ditën e dytë të programit do të shkohet në amfiteatrin e USHT-së ku do të përurohet laureatja, atje rektori do ndaj logon e USHT-së laureates, një traditë kjo shumë e mirë dhe shumë e vlerësuar nga poetët dhe dashamirët e poezisë. Më pas poetët do shkojnë në teqenë Arabati Baba, ku do priten nga përfaqësuesit shpirtërorë të këtij komuniteti. Më pastaj poetët do nisen për në qytetin e Prizrenit ku edhe do organizohet një orë letrare me titull 'Poetë dhe Vargje', tha Shaip Emërllahu, drejtor i F N P "Ditët e Naimit".
Edicioni i sivjetmë, financiarisht përkrahet nga Ministritë e Kulturës, të Maqedonisë dhe Kosovës. E veçanta e festivalit të sivjetmë është se, ai organizohet në kuadër të manifestimeve të 100 vjetorit të shtetit shqiptar. Bashkim Sulejmani

Trending Videos - 28 April, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - April 28, 2024