Zvicër, zgjedhet babagjyshi më i mirë i Vitit të Ri

By : alsatmtv

Published On: 2015-08-21

5 Views

01:05

Në prag të Vitit të Ri dhe festave të Krishtlindjeve, në qytezën zvicerane Samnaun të Alpeve, për të 3-in vit me radhë po mbahet Kampionati botëror i babagjyshave. Pjesa më e madhe e garuesve vijnë nga Zvicra, Gjermania, Italia dhe Austria. Të gjithë janë të bindur, se nuk është aspak e lehtë të bëhesh babagjyshi më i mirë në botë. Kandidatët garojnë në disa disiplina, mes të cilave edhe ngjitja nëpër oxhaqe të lartë, manovrimi me ski si dhe mbledhja e dhuratave. Mirëpo, kjo nuk është e gjitha! Më të mirët nga disiplinat e mëparshme, duhet të matin njohuritë edhe në fushën e gjeografisë, të tregojnë kreativitet dhe ndjenjën e humorit. Çmimi në vlerën 4 mijë euro, për të tretën herë me radhë u fitua nga përfaqësuesi i ekipit austriak "Auer Klaus". Ngjarjen e ndoqën rreth 20 mijë shikues, ndërkohë që krahas argëtimit interesant, atraksion më vete përbënte edhe pazari në qytezës Samnaun, ku shumica e produkteve blihen pa tatime. Petar Bllazhevski

Trending Videos - 14 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 14, 2024