Zetori përplas fuoristradën në Levan-Tepelenë, 2 të vdekur e 5 të plagosur

By : Report TV

Published On: 2015-08-21

1 Views

00:59

LEVAN-TEPELENË - Një aksident i rëndë rrugor me 2 të vdekur dhe 5 të plagosur ka ndodhur sot rreth orës 20:30 në autostradën Levan-Tepelenë në vendin e quajtur Kafaraj dhe një tjetër në Tiranë me 2 të plagosur.

Në aksidentin e parë dhe më të rëndin në autostradën Levan-Tepelenë, një zetor me 3 vetë i ka dalë përpara një automjeti tip foristradë Mitsubishi, ku po udhëtonte një familje me 4 vetë dhe për pasojë janë përplasur.

Kanë mbetur fillimisht të plagosur rëndë të gjithë pasagjerët (7 gjithsej) e të dy automjeteve të aksidentuara; si ata që ndodheshin në zetor, ashtu edhe ata në foristradë.

Nga raportimi i korrespondentit të Tv "A1 Report" në Fier, Kristaq Thano pak më vonë u mësua se ndërroi jetë Adelina Muçaj, 35 vjeçe dhe biri i saj, foshnjë 1 vjeçe, Donaldi, të cilët ndodheshin në foristradë.

Trending Videos - 2 June, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - June 2, 2024