Elbasan, 80 familje në fshatin Thanë prej 8 ditësh pa energji elektrike

By : Report TV

Published On: 2015-08-21

2 Views

01:27

Rreth 80 familje në fshatin Thanë të komunës Gjergjan, prej 8 ditësh përballen me mungesën e energjisë elektrike. Shkak i ndërprerjes së energjisë është bërë vjedhja e transformatorit të fshatit nga persona ende të paidentifikuar, duke e lënë në errësirë totale një fshat të tërë.

Sipas banorëve të fshatit Thanë, problemi i tyre nuk po gjen zgjidhje, ndonëse u janë drejtuar zyrave të CEZ-Shpërndarjes në Elbasan.

Duke reaguar ndaj kësaj situate të krijuar prej disa ditësh, banorët kanë paralajmëruar protesta, duke bllokuar rrugën që lidh Elbasanin me Cerrikun.

Trending Videos - 1 June, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - June 1, 2024