A1 Report - 21 Janari, vendosen 4 pllaka bronzi aty ku u vranë protestuesit

By : Report TV

Published On: 2015-08-21

7 Views

01:30

TIRANE- Në prag të 3-vjetorit të ngjarjes së 21 janarit, ku u vranë 4 protestues në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" para kryeministrisë janë vendosur 4 pllaka bronzi në kujtim të këtyre viktimave. Memoriali është ideuar nga kryeministri Edi Rama dhe po punohet për realizimin e tyre në 4 vendet ku u vranë protestuesit, ndërsa inaugurimi i këtyre memorialeve do të bëhet në 21 janar.

Gjatë punës për vendosjen e këtyre pllakave të bronzit në bulevard ka qenë i pranishëm edhe kryeministri Rama, i cili ka inspektuar punimet.

Sipas Gaçit këto në këto pllaka bronzi nuk do të ketë mbishkrime, ndërsa theksoi se memorialet nuk dëmtojnë qarkullimin e mjeteve.

"Janë disa memoriale që po vihen në 4 vendet ku janë vrare viktimat e 21 janarit. Me iniciativën e kryeministrit ka nizur projekti i ideimit dhe realizimit të këtyre memorialeve, 4 memoriale prej bornzi të ideuar nga kryeministri dhe disa të huaj, dhe janë në proceset e fundit të montimit të tyre në bulevard. Është një vepër që do të jetë e përjetshme në bulevard në kujtim të të vrarëve të 2 janarit. Nuk dëmton qarkullimin.

Inaugurumi i tyre do bëhet më 21 janar. Nuk do ketë mbishkrime. Iniciativa me kontribute vullnetare. Pa u vënë drejtësia në vend, nuk quhet i shlyer vendimi që marrë PS për zbardhjen e ngjarjes", tha Gaçi.

Trending Videos - 17 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 17, 2024