A1 Report - Shkoder, nje person i armatosur grabit kazinon, merr 400 mije leke

By : Report TV

Published On: 2015-08-21

3 Views

00:58

SHKODËR - Një kazino në Shkodër është grabitur pas mesnate duke u gdhirë e shtuna.

Ka qenë një person i armatosur që ka hyrë në ambjentet e brendshme drejt e te sporteli i kazinosë dhe është larguar vetëm pasi i ka marrë 400 mijë lekët që ai kishte të xhiros.

Grabitësi është larguar, ndërsa jashtë dyshohet se e priste edhe një bashkëpuntor tjetër. Gjatë grabitjes nuk ka patur të lënduar, ndërsa policia me të marrë sinjalizimin mbërriti në vendin e ngjarjes.Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë së kazinosë dhe disa bizneseve të tjera pranë saj për të indentifikuar autorët.

Në policinë e Shkodrës janë shoqëruar rreth 4 persona për ngjarjen, por për asnjë prej tyre nuk është ngritur akuzë si autor.

Trending Videos - 3 June, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - June 3, 2024