A1 Report - Shkoder,reforma territoriale, debate, prefekti: Te jete jopolitike

By : Report TV

Published On: 2015-08-21

1 Views

01:25

SHKODËR- Themeli i reformës Administrativo-Territoriale duhet të jetë jopolitike, por në bazë të interesit të qytetarëve. Ka qenë kjo deklarata e prefektit të qarkut Shkodër, Paulin Radovani gjatë mbledhjes së grupit të punës në kuadër të reformës Administrativo-Territoriale.

Në lidhje me rëndësinë e kësaj reforme ka folur edhe koordinatori teknik i rajonit të Shkodrës për kër reformë, Agim Shimaj.

Prefekti i Qarkut të Shkodrës, Paulin Radovani, ka mbledhur grupin e punës në kuadër të reformës Administrativo-Territoriale, grup ky i përbërë nga 12 anëtarë dhe që ka si objektiv kryesor mbështetjen teknike dhe këshillimin e ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore.

Në këtë takim kanë munguar kreu i Bashkisë së Shkodrës, Lorenc Luka, ai i Koplikut, Ramdan Likaj si dhe ai i Pukës, Beqir Arifaj.

Trending Videos - 4 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 4, 2024