Subjektet debitore në lezhë, Bashkia: Mbyllje aktiviteti atij që nuk paguan

By : Ora News Lajme

Published On: 2015-08-22

1 Views

01:33

Pas debitorëve familjar, subjektet tregëtare në Lezhë janë në listën e policise bashkiake, e cila nisur aplikimin e penaliteteve për të gjitha bizneset që nuk kanë shlyer detyrimet e taksave dhe tarifave vendore për vitin 2013.
Njoftimet e vazhdueshme janë konkretizuar, deri me bllokime të aktivitetit të këtyre subjekteve. Nënkryetari i Bashkisë, Pashk Smaçi, ka bërë të ditur se këto penalitete janë pjesë e zbatimit të ligjit, dhe se nuk do të ketë shmangie nga vjelja e taksave dhe tarifave vendore për çdo biznes që operon në këtë njësi vendore.
Vetëm gjatë muajit mars janë bllokuar 28 subjekte tregtare, prej të cilëve 18 janë paraqitur për të paguar detyrimet e prapambetura. Aksioni i policise bashkiake do të vijojë me kontrolle në të gjitha bizneset debitore, numri i të cilëve mbetet sërish i lartë.

Trending Videos - 27 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 27, 2024