A1 Report - Shkoder, mina me telekomande dhe pistoleta, dy ne pranga

By : Report TV

Published On: 2015-08-22

19 Views

01:07

SHKODËR - Dy furnizues të grupeve kriminale me mina të telekomanduara me celular janë prangosur pasditen e sotme nga Policia e Shkodrës.

Të arrestuarit janë dy personat, Pjetër Babaj, 55 vjeç dhe Naim Toksa 36 vjec, ndërsa në këtë operacion blutë e Shkodrës kishin mbështetjen e forcave speciale RENEA.

Gjatë këtij operacioni policia sekuestroi në cilësinë e provave materiale, 4 copë mina me telekomandë, 6 copë kapsolla elektrike, aksesorë ndihmës për vënien në funksionim të minave me telekomandë, 4 armë zjarri pistoletë, rreth 30 fishekë pistoletë, 50 fishekë automatiku dhe një silenciator.

Fillimisht policia ka arrestuar në urën e Bunës, Pjetër Babaj, i dënuar edhe më parë për trafik armësh. Në automjetin e tij, polici gjeti dy mina me sahat. Pas kontrollit të banesës në lagjen "Tre heronjtë" u bë e mundur të gjendeshin edhe minat e tjera, së bashku me kapsollat elektrike dhe aksesorët e tjerë.

Bazuar në informacionet e mbledhura gjatë hetimit 2-mujor, menjëherë policia vijoi kontrollin në banesën e shtetasit Lulzim Toska, i cili dyshohet si bashkëpunëtor i Babajt. Në këtë banesë u gjetën 4 armë zjarri pistoleta dhe 1 silenciator.

Pjetër Babaj është vënë dhe një herë tjetër në pranga për të njëjtat akuza, por është liruar, ndërka dyshohet se minat e telekomnaduara ai i shisrte kundrejt cmimit 1800 euro.

Trending Videos - 4 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 4, 2024