A1 Report - Vatikan, Papa: Falje fëmijëve për abuzimet seksuale nga priftërinjtë

By : Report TV

Published On: 2015-08-22

2 Views

01:08

VATIKAN - Papa Françesku ka kërkuar falje për abuzimet seksuale që kanë pësuar mijëra fëmijë nga priftërinjtë e Kishës Katolike. Lajmi u bë i ditur në faqen zyrtare të Radio Vatikanit e cila ka cituar Papën gjatë takimit me fëmijët e Byrosë Ndërkombëtare të Fëmijës Katolik ditën e premte.

Gjatë fjalës së tij Papa Françeku shtoi se Kisha është në dijeni të dëmeve psikologjike të shkaktuara fëmijëve dhe se do të vendosen sanksione ndaj këtyre priftërinjve. Papa shtoi se Kisha Katolike nuk do të bëjë asnjë hap pas në lidhje se si trajtohen raste të tilla.

Muajin e kaluar Papa Françesku doli në mbrojtje të Kishës Katolike lidhur me të dhënat e saj në luftën kundër abuzimeve seksuale me fëmijët duke thënë se asnjë nuk kishe bërë më shumë se Kisha lidhur me këtë problem.

Fjalët e tij ishin përgjigje ndaj akuzave në drejtim të Vatikanit. Sipas OKB, Vatikani ka vendosur gjithmonë nderin e Kishës Katolike dhe të abuzuesit seksual, mbi mbrojtjen e fëmijëve viktima.

Trending Videos - 27 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 27, 2024