Ndërgjegjësim për krimin kibernetik, Çipa: Vështirë të luftohet dhe parandalohet

By : Ora News Lajme

Published On: 2015-08-22

1 Views

01:45

Tiranë- Duke parë tendencat gjithmonë e në rritje të krimit kompjuterik dhe vështirësitë për të parandaluar dhe identifikuar autorët, Policia e Tiranës ka ndërmarrë një nismë ndërgjegjësimi. Pas letrës zyrtare dëguar institucioneve për të dënoncuar krimin kibernetik, Drejtori i Policisë së kryeqytetit, Ardian Cipa, ka zhvilluar një takim me studentët e Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit. Në takim numri një i Policisë së Tiranës ka vënë në dukje vështirësitë që ka lufta ndaj këtij krimi, duke qënë se ai shpesh është disa hapa para policisë. "Fuqizimi i këtij sektori shumë të rëndesishëm ka bërë që Policia e Shtetit të forcojë kapacitetet për tu perballur me një nga sfidat më të vështira sic është parandalimi, zbulimi dhe hetimi i krimeve kompjuterike ose sic mund ta quajmë krimin e shekullit.Sot Policia e Shtetit, ka në dispozicion një strukturë të specializuar me kapacitetet dhe pajisjet më bashkëkohore me njohuri të zhvilluara për hetimin e krimeve kompjuterike dhe ekzaminimin kompjuterik. Ne kemi ndarë këtë strukture në dy drejtime në perputhje me legjislacionin e brendshëm, atë të hetimit dhe ekzaminimit. Struktura e hetimit të krimeve kompjuterike ndahet në dy nivele, qëndror dhe vendor.Jemi duke u përpjekur për të realizuar një bashkëpunim me shoqëritë e Internetit në Shqipëri, nëpërmjet një Memorandumi Mirëkuptimi me qëllim rritjen e besimit me sektorin privat dhe forcimin e sundimit të ligjit në këtë fushë"tha Çipa gjatë aktivitetit. Gjatë vitit të kaluar blutë në bashkëpunim me Prokurorinë kanë mundur të shkatërrojnë 8 grupe të tilla kriminale, ndërsa disa dhjetra janë nën hetim. Problem sipas Çipës vazhdojnë të jenë thyerja e faqeve me të dhëna shtetërore si dhe cënimi i privatësisë në adresa në rrjetet sociale, kryesisht facebook.

Trending Videos - 17 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 17, 2024