Kurora e gjelbër në Kthellë, Lleshaj: Pyjet janë rregjistruar pranë zyrës së pasurive

By : Ora News Lajme

Published On: 2015-08-22

3 Views

01:37

Mirditë- Komuna Kthellë në rrethin e Mirditës është e vetmja njësi vendore që hapësirën prej 6800 hektarë pyje, e ka rregjistruar tashmë pranë Zyrës së Pasurive të Paluajtshme.
Albana Lleshaj, specialiste në këtë sektor pranë komunës Kthellë, është shprehur se pyjet në këtë zonë janë mbrojtur, kjo edhe falë transferimit të një pjese të tyre për menaxhim nga sektori privat.
Komuna Kthellë dallohet për kurorat e gjelbërta masive të saj, të cilat gëzojnë vëmendje dhe përkujdesje jo vetëm nga institucionet përgjegjëse por edhe banorët e zonës. Pamja që ofrohet është tërësisht tjetër nga ajo që kemi hasur në zona të tjera të vendit, ku në shumicën e tyre kurorat e gjelbërta janë masakruar.

Trending Videos - 5 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 5, 2024