A1 Report - Gjirokastër, më shumë se gjysma e qytetit pa ujë, ankohen banorët

By : Report TV

Published On: 2015-08-22

2 Views

01:01

GJIROKASTËR- Prej ditësh gjysma e banorëve të qytetit të Gjirokastrës vuan mungesën e ujit të pijshëm. Jo vetëm ulja e prurjeve të burimeve, por dhe keqpërdorimi , ka bërë që të ketë probleme në furnizim me ujë të pijshëm në këtë stinë të nxehtë. Qytetarët pohojnë se në këto ditë me temperatura të larta e kanë të pamundur t?a përballojnë duke e blerë ujin.

Ata kërkojnë edhe nga banorët të cilët janë në afërsi të pikave të shpërndarjes, që të mos e shpërdorjnë atë e duke kërkuar të paktën furnizim për një ose dy orë ditën.

Ndërkohë edhe vetë drejtuesit e Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve në Gjirokastër, kanë pohuar se shkak i kësaj mungese, janë bërë edhe stakimet e rrymës elektrike për shkak të remonteve që po kryhen nga OSHEE. Dashmir Qeli drejtori kësaj ndërmarjeje përmes A1 Report, ka kërkuar edhe sensibilzimin e banorëve që të mos e shpërdorojnë ujin.

Janë disa lagje në qytet që vuajnë mungesën e ujit, duke sjellë vështirësi sidomos në këto ditë të cilësuara si më te nxehtat.

Trending Videos - 2 June, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - June 2, 2024