A1 Report - Burg përdhunuesit të 12-vjeçares në Lushnje,Nëna:Është parë nga e motra

By : Report TV

Published On: 2015-08-22

1 Views

01:19

LUSHNJE - 66-vjeçari, Selman Carciu, i akuzuar se ka kryer veprime te turpshme me një të mitur, ka mohuar çdo pretendim përpara hetuesve të çështjes.

A1 Report ka mundur të mësoje dëshminë e nënës së të miturës në dhënë në polici. Ajo ka pohuar se gjithçka ka ndodhur para një muaji ku dy vajzat e saj kanë shkuar në dyqanin e të moshuarit për të blerë fara luledielli.

?I moshuari ka futur brenda të dy motrat e vogla 12 dhe 7 vjeçare. Pas disa momentesh Çarçiu ka marrë vajzën e madhe dhe e ka çuar në dhomën e gjumit, gjithçka është para nga motra e vogël?, ka deklaruar mamaja e dy fëmijëve e cila ishte e informuar për gjithçka nga vajza e vogël. Më pas prindërit kanë kërkuar sqarime nga i moshuari i cili gjatë takimit nuk ka pranuar asgjë.

Palët janë nisur për të kryer kontroll mjekësor për vajzën, por
kontrolli nuk është realizuar pasi mjeket nuk ndodheshin në spital, ndërsa mësohet se 12-vjeçarja nuk ka pranuar asgjë nga kjo histori.

Selman Carciu ndërkohe ka pohuar se vajzat kanë ardhur për të blerë fara luledielli dhe pasi i kanë hyrë në shtëpinë që ndodhej ngjitur me dyqanin e kanë gjetur në gjumë.

? Vajza e madhe erdhi me zgjoi nga gjumi dhe kërkoi të blinte fara unë u zgjova dhe shkova ti jepja farat në dyqan dhe këtu mbyllet kjo histori pasi çka ka thënë pala tjetër nuk janë të vërteta,? - ka pohuar përpara hetuesve Selman Carciu.

I moshuari nga fshati Kryekuq i Lushnjës nesër pritet të dalë para togave të zeza për tu njohur me masën e sigurisë.

Trending Videos - 2 June, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - June 2, 2024