Arvizu takon kreun e PS-së, Rama - Vizion Plus - News - Lajme

By : VizionPlusAlbania

Published On: 2015-11-23

1 Views

01:56

Shtetet e Bashkuara shprehin serish shqetësimin për situatën e krijuar ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve. Pas nje takimi me kryesocialistin Edi Rama ne seline e PS, ambasadori amerikan ne Tirane, Aleksander Arvizu kerkoi nga aktoret politike te bashkëpunojnë per plotësimin e KQZ, qe prej me shume se nje muaji, po funksionon vetem me 4 anëtarë. Ambasadori sqaroi se ka pasur kontakte me te gjitha partitë përfshi dhe partine Demokratike, per problematiken e KQZ-së. "Ajo që është shqetësim për Shqipërinë është mosfunksionimi i KQZ, që nuk po ushtron detyrën si duhet. Palët duhet të punojnë së bashku për të plotësuar KQZ. Kemi folur me PS do e bëjmë dhe më parti të tjera këtë gjë. Kam kontaktuar per këtë çeshtje me PD, por jo me kryeministrin Berisha". Pas ambasadorit amerikan, sekretari per Çeshtjet Zgjedhore ne PS, Damian Gjiknuri theksoi vullnetin e opozitës per ta kthyer KQZ ne normalitet. "PS ka pasur qëndrim konstant, jemi të hapur për çdo zgjidhje, në parlament, mënyra e zgjidhjes mbetet në negociatë, deri kemi dëgjuar tranzigjencë nga shkelësi i ligjit që është Berisha. Ne jemi të përgatitur të shkojmë ne zgjedhje dhe me KQZ. Mundësitë janë qe KQZ të kthehet në parlament se aty është vendi ku u cenua legjitimiteti i saj". Pavarësisht shqetësimit te faktorit ndërkombëtar dhe kërkesës se partisë Socialiste per rikonsitutim te institucionit përgjegjës per administrimin e zgjedhjeve e vetmja oferte qe ka ardhur nga kryeministri per KQZ ka qene plotësimi i 3 vendeve bosh nga opozita. Kjo situate u krijua pas shkarkimit te Ilirjan Muhos, nje emër i ardhur nga LSI, shkarkim qe u pasua nga dorëheqjet e Denar Bibes, Albana Shtylles dhe Jani Janit.

Trending Videos - 1 June, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - June 1, 2024