Rritet kredia për bizneset - Vizion Plus - News - Lajme

By : VizionPlusAlbania

Published On: 2015-11-23

0 Views

01:23

Për herë të parë që prej fillimit të këtij viti kreditimi për ekonominë ka shënuar një rritje pozitive. Kështu sipas të dhënave të raportit statistikor të Bankës së Shqipërisë, totali i stokut të përgjithshëm të kredisë është rritur me 6 miliardë lekë, ku pjesa më e madhe e këtij portofoli ka shkuar për të financuar biznesin. Në fakt edhe paketa e masave që morri para disa kohësh Banka Qendrore ka dhënë efekt në rritjen e kreditimit, kjo pasi shihet qartë që pjesa më e madhe e parave që janë dhënë në formën e kredisë rezultojnë të jenë në valutë, kapital që bankat më parë e investonin jashtë, ndërsa tani detyrohen që ta japin në tregun vendas. Por në kahun e kundërt me rritjen e sasisë së parave që janë dhënë kreditë qëndrojnë kushtet që bankat kanë vendosur për miratimin e një huaje, kështu si individët ashtu edhe bizneset një pjesë të konsiderueshme të parave kanë arritur ta sigurojnë në formën e overdrafteve, të cilat janë para që merren me procedura më të shkurtuara por që kanë interes më të lartë. Sërish harta e sektorëve të cilët janë financuar gjatë muajit mars tregon një situatë jo shumë të favorshme të sektorëve kryesore në ekonominë shqiptare, ku dega e bujqësisë dhe ajo e ndërtimit shënuan rënie përsa i takon financimit nga ana e bankave. Ka më shumë se një vit që kreditimi për ekonominë është tkurrur ndjeshëm, ku në një anë qëndron kërkesa e lartë e sipërmarrjeve për financim, dhe në kahun tjetër vargu i lartë i kredive të këqija, të cilat kanë kapur 25% të totalit të portofolit të kredive.

For the first time since the beginning of this year, lending to the economy recorded a positive growth. So according to the statistical report of the Bank of Albania, the total stock of total loans increased by 6 billion, with the bulk of this portfolio has gone to finance the business. In fact, the package of measures that took some time before the Central Bank has given effect to increase lending, since it is clear that most of the money given in the form of loans seem to be in foreign currency, capital that banks ago of investing abroad, and now forced to give in the domestic market. But in the opposite direction to increase the amount of money you are giving loans to banks stand set conditions for approval of a loan, so as individuals and businesses a significant portion of money have been able to offer in the form of overdrafts, which are the first to deal with the shortened procedure but have higher interest. Again map of sectors that are funded in March shows a not very favorable to key sectors of the Albanian economy, where it branches of agriculture and construction declined in terms of financing by banks. There are more than a year of credit to the economy has shrunk considerably, which on one side is high demand for financing of enterprises, and the other side of the high string of bad loans, which have captured 25% of the total portfolio loans.

Trending Videos - 4 June, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - June 4, 2024