3 fshatra në rrezik nga plehrat - News, Lajme - Vizion Plus

By : VizionPlusAlbania

Published On: 2015-11-23

0 Views

01:57

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tymi rreth vendgrumbullimit të mbeturinave në Patos, ka ndotur ajrin e tre fshatrave. Janë mbi një mijë familje në këtë zonë që prej dy muajsh, vuajnë pasojat e djegies së plehrave të qytetit. Në mungesë të trajtimit të mbetjeve dhe të një fushe larg zonës së banuar të patosit, bashkia I depoziton ato, në një hapësire pranë fshatrave periferikë. Personat që mbledhin mbetjet metalike dhe kryesisht kanaçe, u vene zjarrin plehrave, për të lehtësuar gjetjen e mbetjeve metalike. Tymi i ngarkuar me substance kancerogjene, mbulon gjithë zonën. Bashkia Patos në dijeni të situatës, kërkon bashkëpunimin e banorëve për shmangien e djegies së mbeturinave, ndërsa zgjidhjen e sheh në zbatimin e projekteve për grumbullimin dhe riciklimin e tyre, për të cilët, deri tani nuk ka patur fonde. Në këtë fushë grumbullimi mbetjesh urbane çdo ditë hidhen  më shumë se 25 ton plehra dhe rreth 9 mijë ton në vit, duke shkaktuar një ndotje të rëndë për zonën me pasoje ne shëndetin e banoreve.

Trending Videos - 2 June, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - June 2, 2024