Te rinjte s'njohin historine - News, Lajme - Vizion Plus

By : VizionPlusAlbania

Published On: 2015-11-23

2 Views

01:30

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Te rinjtë nuk i njohin bustet dhe monumentet. Përgjigja që japin disa prej të rinjve të qytetit të Fierit kur pyeten për monumentet e bustet e ngritura në pjesët e dukshme të qytetit është: nuk e dimë. Por jo vetëm të rinjtë, edhe më të vjetrit në moshë pak dinë për kontributin e figurave të përzgjedhura për tu derdhur në monument apo bust. Liri Gero, Sejfulla Malëshova, Ton Kilica, Dino Kalenja janë disa prej kontribuuesve të shtet formimit dhe arsimit të qytetit të Fierit. Drejtori i artit dhe kulturës në bashkinë e qytetit Frederik Jorgaqi sjell shembullin e Rumanisë në vendosjen e busteve nëpër sheshe. Rikonceptimi i hapësirave në qytetin e Fierit me vendosjen e monumenteve dhe busteve duket se ka nevojë të shoqërohet me tabela sqaruese për vizitorët dhe qytetarët.

Trending Videos - 4 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 4, 2024