Ish të përndjekurit. "Të parat do të përfitojnë femrat" - News, Lajme - Vizion Plus

Ish të përndjekurit. "Të parat do të përfitojnë femrat" - News, Lajme - Vizion Plus

Me ligjin e ri për dëmshpërblimet e ish-të përndjekurve politikë të parat që do të përfitojnë janë ish-të dënuarat femra. Konfirmimin e ka dhënë Ministri i Mirëqenies Sociale dhe rinisë Erjon Veliaj. Sipas tij ndryshimet e reja të ligjit pritet të kalojnë për miratim shumë shpejt në parlament. Sipas ministrit prioritet do tu jepet edhe të gjithë atyre ish-të dënuarve të regjimit komunist që janë mbi 75 vjeç apo të sëmurë rëndë. Duke theksuar për prioritetet e shpërndarjes së dëmshpërblimeve Veliaj u shpreh se 70 e pagesave do bëhen për ata ish-të përndjekur që kanë bërë burg dhe vetëm 30 për ata që janë trashëgimtarë. Përfitues direkt nga ndryshimi i ligjit janë 2000 persona, ndërsa trashëgimtarë sipas ministrisë rezultojnë 10.000. Megjithatë, ish të përndjekurit që janë aktualisht në grevë urie, kanë deklaruar se nuk do ta ndërpresin grevën, kësaj radhe ata deklarojnë se greva e tyre nuk ka si qellim përfitimin.


User: VizionPlusAlbania

Views: 3

Uploaded: 2015-11-26

Duration: 01:31

Your Page Title