Përkujtohet 17 vjetori i vrasjes së Azem Hajdarit - News, Lajme - Vizion Plus

By : VizionPlusAlbania

Published On: 2015-12-01

8 Views

02:27

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Demokratët përkujtuan 17 vjetorin e vrasjes së një prej figurave kryesore të historisë së Partisë Demokratike. Në memorialin vendosur në vendin ku më 12 shtator 1998 u vra Azem Hajdari dhe shoqëruesi i tij Besim Çerja, nuk u panë ata që kanë bashkëpunuar me të në kohë të mira dhe të vështira të PD-së dhe zyrat të tjerë të lartë të kësaj force politike. Nuk ishte Jozefina Topalli, Eduard Selami, Astrit Patozi, Genc Ruli, Ritvan Bode, Flamur Noka, Majlinda Bregu etj. Lulet në memorialin e Azem Hajdarit, i vendosi kryetari Lulzim Basha, lideri historik Sali Berisha, familjarë dhe figura që po spikasin në PD-në e sotme. Kryetari Lulzim Basha, tha se Azem Handari gëzon mirënjohjen e të gjithë demokratëve dhe shqiptarëve. Basha tha se Hajdari u vra nga dora e shtetit e lidhur me krimin. Të njëjtën lidhje ai e shikon edhe sot e kësaj dite, kur vendi qeveriset nga e majta. Për vrasjen e 17 viteve më parë, Partia Demokratike ka akuzuar si qeverinë e asaj kohe te Fatos Nanos. Ndërkohë gjyqi i zhvilluar në Tiranë shpalli fajtor për krimin, Fatmir Haklajn dhe Jaho Mulosmanin.

Trending Videos - 7 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 7, 2024