Nis përllogaritja e dëmeve nga përmbytjet - News, Lajme - Vizion Plus

By : VizionPlusAlbania

Published On: 2015-12-01

1 Views

02:21

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vërshimi i lumit Gjanica, përveç pasojave qe shkaktoi ne shtëpitë dhe bizneset e qytetareve, ka dëmtuar dhe urën lidhëse te lagjeve periferike me qendrën e Fierit. Ndërkohë në Vlorë, grupet e punës kanë nisur evidentimin e dëmeve. Sipas tyre kanalizimet kane dale jashtë funksionit. Vështirësi nga përmbytjet kanë hasur dhe shkollat ku ne disa prej tyre, nuk zhvillohet mësim. Fshati Podgorie është me i dëmtuari në qarkun e Korçës, ku 12 shtëpi janë te pabanueshme. Agjerim Duro, kerkon ndihme nga autoritetet vendore, pasi ka mbetur pa strehe bashke me gruan dhe dy fëmijët. Por, si Agjërimi janë edhe shumë banorë të tjerë, të cilët shprehin shqetësimin e tyre për dëmet që u shkaktoi përmbytja. Bashkia e Maliqit ka ngritur ne grup te posaçem për verifikimin e dëmeve te shkaktuara nga stuhia e tri ditëve me pare.

Trending Videos - 18 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 18, 2024