Report TV - Aksident në Lezhë, dy të plagosur bllokohet superstrada Balldre-Lezhë

By : Report TV

Published On: 2016-05-15

4 Views

01:00

Dy persona mbetën të plagosur, si pasojë e një aksidenti në aksin Lezhë-Shkodër.

Përplasja e mjeteve ndodhi mesditën e së dieles në vendin e quajtur kthesa e Balldrenit, ndërsa dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës.

Në aksident u përfshinë një mjet tip golf 4 me targa AA 260 DC si dhe një mercedez me targa AA 195 MS.

Si pasojë e këtij aksidenti për rreth 30 minuta është bllokuar trafiku në supërstradën Balldre-Lezhë.

Policia po heton për shkaqet e këtij aksidenti.

Trending Videos - 5 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 5, 2024