Report TV - Mirditë, asgjesohen 4000 rrënjë kanabis sativa, kapen autorët

By : Report TV

Published On: 2016-06-07

4 Views

00:25

4000 rrënjë kanabis sativa janë gjetur dhe asgjësuar sot në Miditë nga policia lokale. Bashkë me drogën jane, sekuestruar 2 armë zjarri automatik dhe 1 armë gjahu pa leje. Uniformat blu bënë të mundur kapjen dhe arrestiminnë flagrancë të 3 shtetasve:

Armand Beleshi, 32 vjeç, banues në Mirditë

Emiljano Kola , 26 vjeç, banues në Kurbin

Eugen Simoni , 25 vjeç, banues në Durrës

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, në vendin e quajtur "Qafmulli" , Njësia Administrative Selitë në Mirditë, në tokë pa pronar kanë kultivuar nje sasi prej 4000 bimë narkotike të dyshuar Cannabis Sattiva ,të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Materialet procedurale do ti referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë , për veprat penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit " ,"Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive" të parashikuara nga nenet 278/2 , 284 dhe 280 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.

Trending Videos - 7 June, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - June 7, 2024