Report TV - Shkodranët protestojnë përpara Presidencës për vjedhjen e pronave

By : Report TV

Published On: 2016-06-21

3 Views

01:16

Pas Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pronarët shkodranë kanë zgjedhur Presidencën për të vazhduar protestën ndaj vjedhjes së pronave nga ana e gjyqtares Marina Rraboshta.

Sipas tyre, gjyqtarja ka tjetërsuar pronat e tyre të përfituara prej 1945 si dhe prona të cilat i kanë blerë në vitet 90.

Por akuzat nuk bien vetëm mbi gjyqtaren cila në formularin e vetdeklarimit për efekt të dekriminalizimit rezulton se ka mbajtur dhe gjeneralitetet Marije Keka.

Shkodranët akuzojnë dhe ish Kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli, e afërme dhe mbështetëse e Marina Rraboshtës.

Për këtë situatë ata bëjnë përgjegjës dhe prokurorinë, ku sipas tyre dhe pse ka pranuar falsifikime në dokumentet me të cilat ju është marrë prona, i është përgjigjur atyre se kanë kaluar 10 vite dhe vepra penale është parashkruar.

Trending Videos - 29 April, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - April 29, 2024