Report TV - Reshjet e shiut në Lezhë, rrëshqitje dherash dhe gurësh në Shëngjin

By : Report TV

Published On: 2016-09-19

1 Views

03:59

Rruga Lezhë-Shëngjin është bllokuar për disa orë mbrëmjen e së premtes dhe shkak janë bërë rrëshqitjet e gurëve nga mali si pasojë e reshjeve të shiut në segmentin pranë Knallës.

Gurët dhe dherat e rënë në rrugë e kanë bërë të pakalueshme lëvizjen e automjeteve të cilat në këtë kohë kanë qenë të shumta, pasi plazhi ëhstë frekuentuar deri në mbrëmje vonë.

Situata e krijuar ka detyruar policinë që të devijojë lëvizjen e automjeteve për nga rruga e Kunes, ndërkohë që për pastrimin e trasesë së rrugës kanë ndërhyrë menjëherë punëtorët e firmës mirëmbajtëse me mjetet e duhura.

Rruga i është kthyer normalitetit rreth orës 22:00 të mbrëmjes, ndërkohë që përfaqësuesit e firmës mirëmbajtëse thonë se, segmenti rrugor pranë Knalles është tepër i rrezikshëm, pasi në kohen kur ka reshje shiu ka rrëshqitje gurësh në rrugë.

Trending Videos - 4 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 4, 2024