Report TV - Tiranë, bie nga kati i 9 i pallatit humb jetën 13-vjeçari nga Egjipti

Report TV - Tiranë, bie nga kati i 9 i pallatit humb jetën 13-vjeçari nga Egjipti

Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin mbrëmjen e së dielës, pak para mesnate.br br Një 13-vjeçar nga Egjipti ka rënë nga ballkoni i apartamentit ku jetonte në Tiranë dhe ka humbur jetën.br br Jusuf Hussin jetonte me familjen e tij prej vitesh në Tiranë. Sipas të afërmve të viktimës, ngjarja ka qenë aksidentale, duke ngritur alibinë se ai po luante i vetëm në ballkon.br br Sipas informacioneve ngjarja e rëndë ka ndodhur në ish-fushën e aviacionit në katin e 9-të në pallatin e njohur si ?Karavan?.br br 13-vjeçari ka qenë duke luajtur me top në ballkon, por dyshohet se ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga katit i 9-të.br br Gjatë momentit të aksidentit, 13-vjeçari ishte i vetëm në ballkon dhe familja e ka kuptuar me vonesë ngjarjen e rëndë.br br Ata kanë lajmëruar menjëherë ambulancën, por fatkeqësisht ka qenë vonë për 13-vjeçarin, i cili mësohet se ka humbur jetën menjëherë.


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2016-09-27

Duration: 00:40

Your Page Title