Report TV - Boldrini rikthehet në Kukës si “Qytetare Nderi”:Një apel për BE!

By : Report TV

Published On: 2016-10-17

1 Views

03:03

Viti 1999, ishte vit tepër i vështirë. Shqipëria hapi dyert për kosovarët, por moria e civilëve që i frigoheshin vdekjes nga serbët pushtoi Kukësin e vogël. Vullnetarë nga UNCHR mbërritën në ndihmë, me ushqimë, veshmbathje, çadra. Mes tyre dhe Laura Boldrini, vullnetare aso kohe, aktualisht Kryetare e Dhomës së Deputetëve të Italisë. Pas kaq vitesh, Boldrini sot e gjeti Kukësin ndryshe. U rikthye jo si vullnetare, por si ?Qytetare Nderi e Kukësit?.

Boldrini vlerëson se atë cfarë bëri Kukësi në vitin 1999 me kosovarët shumë vende të Bashkimit Europian ngurrojnë ta bëjnë me refugjatët e luftë. Kryetarja e Dhomës së Deputetëve të Italisë thotë se, Kukësi duhet të shërbejë si model për BE-në.

Boldrini ?Qytetare nderi e Kukësit
Presidentja e Dhomës së Deputetëve të Italisë, Laura Boldrini u shpall sot ?Qytetare nderi e Kukësit? me motivacionin ?Për kontributin dhe humanizmin e veçantë në menaxhimin e krizës kosovare të vitit 1999?.

Trending Videos - 3 June, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - June 3, 2024