Report TV - Lezhë, Lezhë fshati Troshan i izoluar rruga e degraduar, apel për ndihmë

By : Report TV

Published On: 2016-10-31

7 Views

01:31

Mungesa e infrastrukturës rrugore është kthyer në një problem për rreth 1500 banorë të fshatit Troshan në Njesinë Administrative të Blinishtit në Lezhë.

Segmenti rrugor me gjatësi 3 km që kalon përmes fshatit dhe lidhet me rrugen kryesore është plotësisht i shkatërruar. Gropat e mëdha me ujë dhe baltë janë panorama që të sërviret në këtë fshat, duke vështirësuar lëvizjen e banorëve.

Banorët deklarojnë se në periudhë reshjesh kalimi në këtë rrugë është thuajse i pamundur. Ata thonë se janë detyruar disa herë që të sëmurët t?i mbajnë mbi shpinë për t?i transportuar deri në rrugën e shtruar me asfalt.

Trending Videos - 5 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 5, 2024