Ora News – Sërish reshje, rrëshqitje dherash në disa akse në vend

By : Ora News Lajme

Published On: 2016-11-09

0 Views

02:20

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vijon gjendja e alarmit në veri të vendit, ku nga reshjet e dendura ka pasur përmbytje të tokave bujqësore dhe dëme në disa banesa dhe bazë materiale për bagëtinë. Problematike mbeten dhe disa akse nacionale si rruga e kombit, ku ka prezencë të hërëpashershme të gurëve, dhe rrëshqitje dherash nga skarpatat.
Reshjet dhe erërat e forta që përfshinë qarkun e Kukësit në 24 orët e fundit kanë sjellë rrëshqitje të dherave dhe prurje inertesh nga perrenjtë dhe skarpatet.
Si pasojë ka pasur bllokime sporadike të rrugës së kombit dhe akseve rurale.
Në qarkun e Kukësit pati probleme më rrugët në njësitë administrative Grykeçajë,Kalis,Bushtricë dhe Malzi, ndërsa akset Bajram Curri-Valbonë dhe Dushaj?Lekbibaj, kanë qenë në mënyrë të vazhdueshme me prezencë të gurëve, dherave dhe vërshime ujërash.
Në qarkun e Dibrës kanë nisur reshjet e borës në lartësit mbi 1 mijë metra. Ndërkohë ka probleme një njësitë administrative Rukaj, Macukull, Xibër, ku si pasojë e shembjes së urave pasarel dhe rrëshqitjeve të dherave, mijëra banorë kanë mbetur të izoluar. Policia raporton se vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 40 vjecarit Xhevahir Ndoj, që u mor dje ujërat e rrëmbyeshme të përroit të fshatit Plan i bardhë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/serish-reshje-rreshqitje-dherash-ne-disa-akse-ne-vend/

Trending Videos - 5 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 5, 2024