Nis ndërtimi i urës së Mënikut në Ndroq

By : RTV KLAN

Published On: 2017-02-27

2 Views

00:44

Shqetësimi disa vjeçar i banorëve të Mënikut në Ndroq, për urën që lidh dy anët e këtij fshati, do të marrë zgjidhje përfundimtare. Bashkia e Tiranës ka nisur ndërtimin e urës së re, e cila i vjen në ndihmë 1200 banorëve. Ura do të shërbejë edhe për qarkullimin e mjeteve.

"Para një viti e gjysmë dhamë fjalën në këtë komunitet, që një nga investimet do të ishte në urën e Mënikut, një urë e cila lidh 1200 banorë, njerëz punëtorë, të ndershëm, që merren me bujqësi, por që ishin totalisht të ndërprerë nga pjesa tjetër e civilizimit që përfaqëson Bashkia e Tiranës?, tha kryebashkiaku Veliaj.

Punimet do të kryhen në dy faza. Ura do të ketë gjatësi 60 metra dhe gjerësi 6 metra dhe lartësi nga niveli i ujit prej 4 metrash. Ura ekzistuese ishte një urë e varur dhe shërbente vetëm për këmbësorët.

Tv Klan

Trending Videos - 21 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 21, 2024