Report TV - Përmbytjet, vijojnë protestat në Shkodër për dëmshpërblimet

By : Report TV

Published On: 2017-04-01

0 Views

01:05

Banorët e Nënshkodrës vijojnë protestat e tyre duke kërkuar që të dëmshpërblehen, pas përmbytjeve të vitit 2010-2011.

Më dhjetëra qytetare kane protestuar këtë të diel me pankarta në duar ku mes të tjerave shkruhej ?Shtet zbato ligjin?.Protesta nisi si me një marshim nga sheshi përpara Bashkisë Shkodër duke vijuar deri tek busti i "Luigj Gurakuqit. Me pankarta në duar qytetarët iu drejtuan qeverise që të dëmshpërbleje banorët, në të kundërt protestat nuk do të ndalen.

Protestuesit u shprehën se dëmshpërblimi është një e drejtë e tyre e ligjshme.

Pjesë e protestës u bënë edhe deputetët e djathtë të qarkut Shkodër si dhe kryetari i partisë demokratike Shkodër Ramiz Çobaj. Pavarësisht se protesta ishte e qetë, situata u monitorua nga forca të shumta policisë e po ashtu nga FNSH.

Trending Videos - 18 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 18, 2024