Report TV - CEZ, refuzoi të dëshmojë Shkëlzen Berisha rrezikon burg

By : Report TV

Published On: 2017-04-01

1 Views

02:13

TIRANE-Komisioni hetimor për aferën CEZ nuk mundi të marrë dëshminë e Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi ai refuzoi të bënte betimin e të dëshmonte para anëtarëve të Komisionit Parlamentar.

Por refuzimi i dëshmisë dje nga ana Shkëlzen Berishës para Komisionit Hetimor për CEZ e vë atë përpara përgjegjësisë penale.

Rezulton se me këtë refuzim Shkëlzen Berisha ka shkelur tre nene të Kodit Penal dhe Procedurës Penale, konkretisht nenin 307 dhe 310 i Kodit Penal si dhe nenin 165 të Kodit të Procedurë Penale.

Si pasojë ai mund të dënohet me gjobë ose me burg dhe ky i fundit parashikon dënimin nga 1 deri në 4 vite në qeli.

Trending Videos - 3 June, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - June 3, 2024