SHBA- BE bashkë për paqen - News, Lajme - Vizion Plus

By : VizionPlusAlbania

Published On: 2017-06-03

0 Views

01:27

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zv/presidenti amerikan Mike Pence ka siguruar aleatet europiane te shqetësuar nga disa deklarata te presidentit Trump, se bashkëpunimi me BE-ne do te vazhdoje. Pence ndodhej ne Bruksel per te zhvilluar takime me krerët e Komisionit dhe Këshillit Europian, Juncker e Tusk, shefen e diplomacisë europiane, Mogherini dhe shefin e NATO-s, Stoltenberg.?Shpreh angazhimin e SHBA per te vijuar bashkëpunimin dhe partneritetin me Bashkimin Europian. Cilado qofshin dallimet, dy kontinentet tona ndajnë te njëjtën trashëgimi, te njëjtat vlera dhe mbi te gjitha te njëjtin qellim, promovimin e paqes dhe prosperitetit përmes lirisë, demokracisë e sundimit te ligjit, dhe ndaj këtyre objektivave ne do te mbetemi te përkushtuar.?Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, tha se priste mbështetje pa dyshime nga SHBA per nje Europe te bashkuar. Sipas tij, takimi me Pence ishte i nevojshëm, per shkak te disa opinioneve surprize, pas te cilave nuk mund te pretendohet se nuk ka ndryshuar asgjë. Per bashkëpunim per sigurinë, rendin dhe qëndrimin ndaj BE, mora tre përgjigje pohuese. Pas kësaj deklarate pozitive, europianet dhe amerikanet duhet ta vene ne praktike ate qe predikojnë. Pence u ndal edhe ne raportet me Rusinë, ku përsëriti se SHBA do te vazhdojnë ta mbajnë përgjegjësinë per veprimet ne Ukraine dhe se Moska duhet te respektoje marrëveshjen e Minskut.

Trending Videos - 26 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 26, 2024