Report TV - Burrel, ura pa barriera, prindërit: Fëmijët rrezikojnë jetën çdo ditë

By : Report TV

Published On: 2017-06-03

1 Views

01:21

Fëmijët e fshtit Mallunxë çdo ditë rrezikojnë jetën pasi dy ura që lidhin rrugën nacionale Klosin me Burrelin janë një kalimëshe, ndërkohë që makinat vijnë me shpejtësi të madhe dhe nuk kanë mundësi shmangie të këmbësorëve pasi urat janë shumë të ngushta.

Nga ana tjetër edhe këto ura janë të dëmtuara dhe nuk kanë barriera anësore.

Banorët e zonës të cilët i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollën fillorë Zall-Shoshaj u rrezikohen çdo ditë, ata kërkojnë që kjo situatë të zgjidhet sa më parë dhe jo të priten fushatat elektorale siç ndodh rëndom në zonat e tyre.

?Këta fëmijë vijnë nga shkolla vetëm kur i shoqërojmë 2-3 vetë sepse ura këtu dhe ura matanë janë pa bordura. Ja ku është pusi me ujë, fëmijët tremben nga uji dhe shkon e bie në shkëmb që është 50 metra i lartë?.

?I kërkojmë bashkisë, demokrate, socialiste sido që të jetë që të bëjë ndonjë punë pa ardhur fushata, se kur të vijë fushata nuk do votojmë dhe të mos na vijë njeri për mbledhje pa bërë punë?

Trending Videos - 3 June, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - June 3, 2024