Zjarr në katin e nëndheshëm të Bibliotekës Kombëtare - News, Lajme - Vizion Plus

By : VizionPlusAlbania

Published On: 2017-07-04

0 Views

02:14

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Jane dashur vetëm pak minuta që kati i nëndheshëm, ku ndodhet fondi më i rëndësishëm i Bibliotekës Kombëtare të përfshihet nga flakët. Burime të policisë bën të ditur për Vizion Plus, se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndije elektrike. Në momentin e përhapjes së flakëve kanë qenë ne brendësi dy punonjëse të Bibliotekës, por fatmirësisht ata kanë mundur të dalin pa u lënduar. Kamera e Vizion Plus ishte e para që hyri në ambientet e brendshme të Bibliotekës, ndërsa i gjithë kati ishte i përfshirë nga tymi. Ne kohe rekord, të gjithë punonjësit u evakuuan. Tetë zjarrfikëse mbërritën ndërkohe ne vendngjarje, te cilat u përpoqën të vënë nën kontroll flakët. Gjithë përpjekjet u bene për të parandaluar djegien e botimeve të arkivuara. Por ndërhyrja në bodrum ishte e vështirë, pasi kalimi për në katin e nëndheshëm bëhet vetëm me ashensor. Ende nuk ka asnjë informacion nëse janë dëmtuar librat e vjetër si dhe as shkaqet zyrtare te rënies se zjarrit.

Trending Videos - 18 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 18, 2024