Report TV - Meta-Blushit: Ndërhyra që të bëj ministër,por më mirë që s'u bëre

By : Report TV

Published On: 2017-07-04

4 Views

00:59

Në mungesë të PD, e cila vijon bojkotin, Ben Blushi ka qenë opozita e vetme sot në Kuvend.

Ish-deputeti i PS, aktualisht drejtues i LIBRA-s akuzoi kryeministrin Rama për ndryshimet në qeveri, ndërsa kryetarin e kuvendit si shkakun e largimit të Saimir Tahirit nga posti i Ministrit të Brendshëm.

"Rama shiti ministrat në tregun e koalicionit. Ministrat u hoqën si taksë për koalicionin me Ilir Metën. Saimir Tahirin e hoqi Ilir Meta" tha Blushi.

Por në përfundim të fjalës së tij nuk ka munguar replika nga Ilir Meta, i cili ka zbuluar se ka ndërhyrë te Rama që Ben Blushi të ishte në kabinetin qeveritar, por sipas tij më mirë që nuk u bë.

Meta e cilësoi Blushin si politikan të paprovuar, ndërsa ironizoi kur u shpreh se u përmenda më shumë se politikanët e vjetër nga një politikan i ri i sapo ardhur nga ndonjë planet tjetër.

"Falemidnerit për këtë fjalim historik dhe meqë dëgjuam një fjalim historik, unë u përmenda më shumë se politikanët e vjetër nga një politikan i ri i sapo ardhur nga ndonjë planet tjetër.

Trending Videos - 1 June, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - June 1, 2024