Berisha: Rama largohu, do kesh fund të tmerrshëm!

By : RTV KLAN

Published On: 2017-07-04

2 Views

01:17

Ish-kryeministri Sali Berisha paraljmëroi nga çadra e opozitës pasardhësin e tij, Edi Rama për një fund të njëjtë me atë të diktatorit të Panamasë, ndaj e ftoi të japë dorëheqjen për t?i hapur rrugën qeverisë teknike.

?Neveria dhe padurimi për të të qëruar nga pushteti po bëhen aq të mëdha që të mos presësh një tjetër 18 prill apo 18 maj se do kesh fund të tmerrshëm. Ik shpejt, se nuk do vijnë marinsat amerikanë, do vijnë rambot e demokracisë dhe me lecka do të të krehin nga ajo zyrë, nga tuneli, kudo që të jesh futur. Largohu më mirë se po të prêt një fund I tmerrshëm që ti e meriton por qe ne kemi vendos te ecim me një qeveri teknike që të çojmë vendin në zgjedhje. Të paralajmëroj se durimi i Shqipërisë po soset se jo xhelati i diktaturës Fatmir Xhafaj por edhe Enver Hoxha koleka e Kristaq Rama nuk të shpëtojnë dot nga verdikti i qytetarëve shqiptare, largohu shporru qërohu sa me shpejt..?

Kryeministrin Rama e akuzoi edhe si përdorues droge.

Sipas Berishës në katër vite qeverisje, kryeministri Rama e ktheu Shqipërinë në Kolumbinë e Europës, dhe liroi bandat më të rrezikshme, pas së cilës tha ai fshihet skenari i vjedhjes së votave.

Tv Klan

Trending Videos - 3 June, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - June 3, 2024